1.Hani ushqimet e duhura
Disa nga ushqimet më të mira që promovojnë shëndetin e mëlçisë përfshijnë: boronica dhe manaferra, perime si lakër brukseli, brokoli, lulelakër etj.), Kafe, peshk, rrush, arra, dhe dardha.
2. Humbni peshë nëse është e nevojshme
Nëse jeni mbipeshë, hiqni alkoolin. Jo vetëm që kjo do të mbrojë shëndetin tuaj, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të hiqni ca kilogram.
3. Bëni stërvitje të rregullt
Siç u përmend, obeziteti është një faktor i madh rreziku. Stërvitja jo vetëm që ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme, por gjithashtu rrit funksionin e sistemit imunitar.
4. Hiqni duhanin
Për njerëzit në rrezik të sëmundjes së mëlçisë, pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme të mëtejshme të mëlçisë.
5. Shmangni ekspozimin ndaj toksinave
Toksinat janë helmuese për mëlçinë, shmangni ekspozimin ndaj tyre sa herë që të jetë e mundur.
6. Mos pini fare alkol
Nëse keni probleme të tjera shëndetësore, merrni në konsideratë eleminimin e alkooli t.
7. Mbroni veten
Hepatiti është një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të mëlçisë dhe mund të transmetohet përmes gjakut ose lëngjeve seksuale. Nëse bënii manikyr ose pedikyr, sigurohuni që veglat të jenë sterile. E njëjta vlen edhe për një tatuazh që mund të bëni.
8. Kujdes me ilaçet që pini
Medikamentet që mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë përfshijnë anti-psikotikët, medikamentet e zemrës, drogat zëvendësuese të hormoneve, pilulat e kontrollit të shtatzanisë.
9. Përdorni suplemente
Vitaminat si C, E dhe B ndihmojnë për të pastruar mëlçinë