Sipas mediave kosovare letra është dorëzuar në momentin që autori ishte kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa policia e kërkonte për vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi.
Në të ai shkruan se ka qenë i vetëdijshëm në atë që ka bërë, pasi nuk ka qenë dakord me planin që ish-gruaja kishte bërë pasi kishte mbetur shtatzënë, për sa i përket fëmijës së tyre.
“Në lidhje me këtë rast desha të tregoj të vërtetën. Këtë punë e kam kryer me plot vetëdije por edhe i kam treguar gruas sime se nuk e kam tradhtuar po e ka ditur dhe kërkuar çarë është folur e po flitet nëpër media dhe televizor nuk është folur për në asnjë vend e vërteta në pika të shkurtra për të treguar sa për raportet shumë të mira i kemi pasur, që kam pas fakte fakte për të treguar se gruaja ime pasi ka mbetur shtatzënë më ka treguar një plan të cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur edhe me motrat e saj kur e ka kuptuar se është shtatzënë më tha të bëjmë një marrëveshje veç unë dhe ti, më pati thënë të paguaj sa të shkon një gjak ti jap 25 mijë euro këtë fëmijë që kam në bark të më çosh tek shtëpia e babait tim dhe ta rris unë atë fëmijë …
Më ke marrë në qafë kështu dhe unë nuk kam fëmijë për të shitur…”, shkruhet në letrën e siguruar nga televizioni T7.