Edlira është vajza e vogël e një familjeje nga Lushnja, për të cilën tregon se nëna ka vuajtur tmerrësisht shumë për fëmijët e saj duke u përpjekur të luante dy rolet prindërore sepse babai vuan nga një sëmundje mendore. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo solli historinë e saj të dashurisë së hershme, për të cilën mori vendimin se do të ishte e duhura. Gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Edlira rrëfeu se ishte vetëm 15 vjeçe kur ra në dashuri me një djalë dy vite më të madh se vetja. Në vitin e tretë të gjimnazit, ishte e bindur se ai do të ishte njeriu i jetës.
Në prezantimin me prindërit, nëna e Edlirës, Bardha, e pëlqeu djalin, por nuk pati të njëjtin mendim për krushkën e saj. Gjithsesi, Edlira vazhdoi përpara duke i besuar ndjenjës dhe në moshën 20-vjeçare hyri në shtëpinë bashkëshortore. Prej atij momenti, nisi të vinte re se gjërat nuk ishin ashtu siç i kishte menduar.
Shpeshherë, kur unë rrija bashkë me ish-vjehrrën, bezdisej. Pavarësisht se unë nuk ia ktheja përgjigjen, e kuptova pak a shumë tipin e saj dhe nuk ia vija re. Për çdo gjë që më tregonte, isha dakord, thoja po, domethënë isha dakord nga mësimet, nuk isha kundër. Por në momentin që unë shkoja te familja ime, dilnin gjëra të tjera nga pas.
Ardit Gjebrea: S’e kuptova?
Edlira: Fliste kundra meje saqë filluan dhe debate.
Ardit Gjebrea: Debatet ishin vetëm verbale?
Edlira: Nga më të ndryshmet, Ardit. Në krye të vitit kam lindur djalin, jam bërë nënë. Familja si gjithmonë më ndihmonte shumë dhe ka ndodhur një rast kur unë nënë e re isha, gjërat nuk i dija, kur djalit i bëja vaksinën, mami nga telefoni më zgjonte që të mos më zinte gjumi. Domethënë, rrija në një shtëpi, por nuk vinin të më shikonin dhe kaluan ditët, thoja okej, mamin e kisha në krah në çdo moment.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami kishte dhe problemet me babin, shëndetësore?
Edlira: Normal. Hall tjetër ky. Pasi djali shkoi dy muajsh kishte momente që unë rrija vetëm me vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpi sepse bashkëshorti shkonte jashtë në emigrim për të punuar. Vjehrri konsumonte alkool, por jo të na bënte neve dëm, por vetes së vet. Ka ndodhur një rast kur djali u sëmur, u bllokua shumë keq, ka qenë ditë e diel, vjehrra dhe vjehrri kishin serë, bujqësi dhe shkojnë çdo të diel në Pazar për të shitur, për të bërë pak lekë.
Përpara se të nisej vjehrra, nuk e lashë që të ikte dhe i thashë mami, a mund të vij dhe unë me ty bashkë me djalin? Më thotë mua “ku do shkosh ti” dhe acarohet sepse unë sa kisha ardhur nga mami im. Më ka goditur, thjesht e kam shtyrë dhe e pashë gjendjen të degraduar, kam marrë vetëm djalin në krahë sepse shtëpinë ku ne e kishim, e kishim në mal, në fshat. E kam marrë djalin në krahë dhe kam zbritur vetë me makinë, me furgon. Më e bukura ishte se kur u përball me mamin tim që e mori vesh, i thotë mamit tim ish-vjehrra “shiko si më ka gërricur vajza” ndërkohë që s’kishte asnjë shenjë, e vetmja që kishte isha unë.