Studiuesi Frank Hoogerbeets, që arriti të parashikonte me një saktësi të frikshme tërmetin që u regjistrua në juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka bërë një tjetër parashikim.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt.
“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6.
Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Lëkundjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan ai në Twitter.
Studiues holandez Frank Hoogerbeets parashikoi me përpikmëri tërmetin që u regjistrua dje në Turqin.
Përmes një postimi në Twitter tre ditë më parë, ai tha se pritet që herë a vonë pikërisht në zonë që ra tërmeti, të kishte një lëkundje të fortë.
“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban)”, shkroi ai.