Menopauza: është e drejtë të thuhet se shumica e grave nuk janë dhe aq te emocionuara për idenë e hyrjes në këtë fazë të vështirë të jetës. Dhe ndërsa perspektiva për të mos vuajtur përmes atij “vizitori mujor” të tmerrshëm është drita në fund të tunelit për shumicën, jemi të trishtuar të raportojmë se gjërat priren të keqësohen para se të bëhen më mirë!
Nese vëreni ndonjë nga këto 9 simptoma, mund të jetë koha që të keni një diskutim me mjekun tuaj.
1.Periodat e parregullta;
Për fat të keq, shumë cikle të menstruacioneve të grave fillojnë të crregullohen rreth kohës së perimenopauzës dhe menopauzës. Kjo mund të thotë të kesh disa perioda në muaj me hemoragji shumë të rënda;
2.Qimet ne fytyre;
Ndërsa shumica e grave merren me flokët e fytyrës edhe para kësaj kohe, nivelet më të larta të DHT (dihydrotestosterone) gjatë menopauzës kanë treguar të kontribuojnë në lulezimin e qimeve të panumërta e të padëshiruara.
3.Luhatje humori;
Kur është fjala për menopauzën, nuk ka asgjë më të diskutuar më shpesh sesa tema e ndryshimeve të humorit. Ngjashëm me pubertetin, është një kohë kur trupi po pëson ndryshime drastike hormonale, të cilat definitivisht ndikojne tek emocionet.
4.Pagjumesi dhe Lodhje;
Nese përjetimi i hipjes se temperaturave dhe i djersitjeve gjatë natës janë ankesa të zakonshme, disa ekspertë kanë vërejtur se gratë ne menopauzë rrallë bejne gjume te rehatshem.
5.Shtim në peshë;
Edhe pse jo çdo grua përjeton shtim në peshë gjatë ose pas menopauzës, mungesa e estrogjenit ka qenë e njohur për të bërë kërdi në metabolizmin.
6.Ethet;
Ethet jane një simptomë “klasike” e menopauzës që mund, për fat të keq, të zgjasë edhe më shumë se 10 vjet!
7.Renia e flokeve;
Kjo mund të nënkuptojë renie e flokut në tërësi, ndërsa disa vuajnë nga tullaclleku ne zona te ndryshme.
8.Rryshkja e Gjinjve;
Zakonisht kjo ndodh ngadalë me kalimin e kohës dhe tenton të jetë më dramatike në gratë që kanë pasur fëmijë.
9.Humbja e kujtesës;
Ndoshta pika më e frikshme në listën tonë të menopauzës i është atribuuar rënies së disa grave në atë që referohet si “mjegull e trurit”.
Burimi:/tiphero.com/
©gatuajshendetshem/përktheu a.sulmina/