Gjinekologia paralajmëron të gjitha vajzat “Mjaft e mbajtët tamponin me orë të tëra, është i rrezikshëm për shëndetin”

Gjinekologia Enriketa Kroi ishte e ftuar ditën e sotme në “Wake up”, ku ka folur për përdorimin e tamponit dhe gabimin që bëjnë shpeshherë vajzat dhe gratë me të. Një zakon që duket i padëmshëm në pamje të parë, por në të vërtetë është krejt e kundërta. Doktoresha tregoise shumë vajza harrojnë të heqin tamponin, i cili kalon brenda në vaginë dhe më vonë shkakton probleme të shumta me shëndetin. Sipas saj këto raste janë të shumta në ditët e sotme.

“Unë e kuptoj që kollajlliku na bën ne femrave që për hatër të një veshjeje delikate, të bukur që na bën të ndihemi mirë, gjatë ciklit menstrual të përdorim disa elementë të cilat na japin komoditet në jetën e përditshme. Problemi është që shpeshherë, këto tamponë harrohen Brenda. Ndodh rëndom. Shpeshherë nuk kuptohet, ikën ai filli i tamponit. Pacientja kur shkon në tualet mendon që e ka nxjerrë dhe vetëm pas disa ditësh ndien një erë shumë të rëndë nga poshtë sepse është gjak i ndenjur. Drejtohet te mjeku për të bërë një vizitë, nuk mendon se ka një tampon atje.

Të gjitha gocat dhe femrat e dinë që ai tampon mbi 8 orë ose 12 orë nuk mund të mbahet sepse jep diskomfort në rrugët vaginale. Problemi është se shpeshherë shumë prej tyre nuk e kuptojnë që tamponi ka ngelur brenda sepse ka ikur fija.

Problemi qëndron se këta janë trupa të huaj dhe dashur-pa dashur ti ke vendosur një trup të huaj brenda trupit tënd. Po kur harrohen garzat gjatë procedurës rutinë të gjinekologut? Harrohen brenda në vaginë, gjatë lindjeve vaginale shpeshherë ne tamponojmë kur kemi lindje të vështirë dhe harrohen këto garza. Në të gjitha këto raste vagina pëson trauma të vogla. Nëse aty ka baktere të vaginës që janë rëndom në vaginë, për shembull stafilokoku është banor normal i vaginës. Puna është që nëse nga vagina, kalon në gjak, në disa rrugë që nuk janë të tij, ai patjetër që fillon çliron toksina që godasin gjithë organet e trupit. E para është zemra, është mëlçia, veshkat”, -tregoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *