Pas humbjes te dy prinderve vjen mbeshtetja e pare per femijet jetim te Klodiana Vefes

‘Fëmijët e Klodiana Vefës nuk do t’i lëmë vetëm’, tha me emocione kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni. Ky eshte nje lajm i mire per ti ndihmuar te dy femijet e mbetur jetim. Shpresojme qe tia ulin sado pak dhimbjen per humbjen e prinderve.

Mbrëmjen e 29 shtatorit, kryebashkiaku, i cili e njihte personalisht Klodiana Vefën, organizoi një marshim dhe ndezi qirinj në përkujtim të 37-vjeçares shqiptare. Marshim ky edhe kundër dukurisë së dhunës ndaj grave.

Bashkë me kryebashkiakun ishin edhe fëmijët e Klodianës dhe Alfredit, 17 dhe 14 vjeç, të cilët hapën kortezhin, ku morën pjesë qindra njerëz, së bashku me tezen dhe dajën.

Në kortezhin me pishtarë morën pjesë kryebashkiakët e Empolese Vadelsa, të cilët pas episodit të rëndë të dhunës vendosën të merrnin pjesë në procesion për të qëndruar pranë komunitetit të Castelfiorentino.

Të pranishëm ishin shumë familjarë, shumë të rinj dhe fëmijë! Heshtjen e thyenin vetëm hapat në asfalt, nga të qarat. Qindra njerëz morën pjesë në marshimin në qendër të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *