Largoni ndryshkun nga lavamani, soba dhe të gjitha enët e kuzhinës me këtë mënyrë praktike

Amvisat e sotme e kanë shumë më të vështirë se ato në të kaluarën pastrimin e kuzhinës, për shkak të shumëllojshmërisë së pajisjeve moderne që ndodhen në kuzhinën e tyre.

Shpërthimi i vazhdueshëm i yndyrës dhe i përbërësve të tjerë ushqimorë gjatë gatimit dhe përgatitjes së vakteve është problemi më i madh i zonjave. Ju që po e lexoni këtë jeni me shumë fat, pasi këtu do të gjeni trukun i cili do t’jua lehtësojë procesin e pastrimin.

Ja si mund ta përgatisni:

Përbërësit:

-një limon
-ujë i nxehtë
-një peshqir

Përgatitja:

Në një enë me madhësi mesatare hidhni një kokërr limon. Pastaj shtoni pak ujë të nxehtë. Këtë përzierje aplikojeni në atë pjesë të kuzhinës ku yndyra ka krijuar perandorinë e saj. Lëreni për 10 minuta dhe më pas fshijeni me një copë të pastër. Kuzhina juaj do të ketë shkëlqimin e mëparshëm. Provojeni dhe do të mbeteni të habitur nga rezultatet!
Shënim: Në vend të limonit edhe uthulla e mollës do të kishte të njëjtin efekt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *