Blerina Bombaj: 8 kombinimet më të mira për mëngjes, për të gjitha shijet dhe nevojat

Dietologia na e ka lehtësuar zgjidhjen e pyetjes së përhershme: Çfarë të hamë për mëngjes?! Ja ku i keni 8 mëngjese fantastike për çdo shije…

8 zgjedhjet më të mira për mëngjes

1. Kos i bërë vetë, tërshërë, fara lini, fruta pylli, 1 lugë mjaltë, pak kanellë

“Ky mëngjes është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrnave dhe sheqerit në gjak.”

2. Një copë kek me vaj ulliri, 1 gotë qumësht

“Kjo zgjedhje shërben për të marrë kalori të shpejta është mëngjes më i përshtatshëm për ata që duan të shtojnë në peshë si dhe për fëmijë me “naze”.

3. Bukë thekre, gjalpë kikiriku ose susami, qumësht, 1 mollë

“Mëngjes i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur, i pasur në proteina, fibra & magnez”.

4. Biskota me tërshërë, fara kungulli, fruta të thata, mjaltë, kanellë, 1 gotë qumësht dhie.

“Mëngjes ideal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë”

5. Kos, avokado, kastravec, fara “chia” & kuinoa.

“Mëngjes i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi. Ideal për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni”.

6. Dy feta bukë thekre, 1 vezë të zier, domate, sallatë jeshile dhe salcë me kos, gjizë, avokado, kopër.

“Mëngjes ideal për fëmijë dhe të rritur që merren me aktivitet fizik”

7. Lëng nga dy panxharë të shtrydhur, 1 selino, ½ qitro, pak xhenxhefil & 3 gjethe spinaq, të gjitha të shtrydhura me Hurom + 1 kupë kos me bajame & fara lini.

“Mëngjes i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni”

8. Trahana me pak vaj ulliri dhe djathë dhie.

“I përshtatshëm për ata që preferojnë traditën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *