Dalin detaje te reja rreth divorcit te Naimit dhe Liridones

Ngjarja qe ndodhi ne Kosove ku bashkeshorti vrau gruan e tij per 30.000 euro ka shokuar te gjithe opinionin publik shqiptar. Por diten e sotme kane dalur detaje te reja nga kjo ngjarje ku mesohet se cifti kishte bere nje kerkese divorci ne vitin 2019.

Një detaj tjetër i panjohur tregon se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë për divorc përpara autoriteteve suedeze në Janar në 2019. Divorci ende nuk ishte marrë në konsideratë pasi gjykata ka qenë duke u shqyrtuar afatet dhe ka pritur konfirmimet nga palët.

Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *