Babai Liridonës tregon per here te pare ja pse mund ta kete vrare Naimi, Liridonen

Hajdar Ademaj ka folur në lidhje me vrasjen makabre të vajzës së tij, Liridona Ademaj. Vrasja e të cilës u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai me zërin që i dridhej tha se vajza e tij nuk i ishte ankuar kurrë për madhënien që kishte me bashkëshortin. Ai tha se te e vetmja gjë që dyshojnë se Naimi mund të ketë porositur vrasjen e Liridonës mund të jetë sigurim jete, që e ndjera kishte paguajtur në Suedi. Kompania që Liridona kishte siguruar jetën, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove.

Babai i viktimës është shprehur se Naimi bënte një jetë luksoze dhe se kjo mund ta ketë çuar në planin për të vrarë gruan që të merrte milionat nga sigurimi i jetës.

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’.

Ty t’kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë. Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë”, tha Hajdar Ademaj në një intervistë për “News24”.

Ndër të tjera babai i Liridonës është shprehur se trupi i vajzës së tij do zhvarroset nga Cërmanja e Gjakovës, fshatit ku banon familja e bashkëshortit të saj Naim Murselit. Ata janë shprehur se duan që trupitë varroset në vendin ku jeton familja e saj, dhe jo arje ku jeton vrasësi.

ujtojmë që Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë. Ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Dje, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar porositësin e vrasjes, vrasësin dhe një anëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutori.

Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Edhe vetë bashkëshorti i viktimës, ka pranuar në Policinë e Kosovës se ka porositur vrasjen e gruas.

Dyshime për rastin u ngritën menjëherë pas dëshmisë që kanë dhënë familjarët e viktimës dhe vetë Naim Murseli, në media dhe para hetuesve. Ai ndodhej në makinë bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, por çuditërisht grabitësit e armatosur u përleshën vetëm me gruan dhe jo me kryefamiljarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *