Nuk lindin dot fëmijë/ Burri i tregon sekretin gruas se tij pas 25 vitesh

Besnikja dhe bashkëshorti i saj Xhevdeti ishin diten e sotme në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare, në tvklan.

Sipas Besnikes e cila është edhe infermiere, ata kanë dy vite që janë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe se Xhevdeti rri i veçuar dhe nuk i flet.

Nga ana tjetër Xhevdeti ka dyshime për tradhti sepse gruaja rri gjatë gjithë kohës në telefon dhe qesh.

Në debat e sipër Besnikja tregon se nuk kanë fëmijë dhe se familja e Xhevdetit i kanë thënë shpesh herë ta përzërë nga shtëpia sepse është shterpë.

Ndërsa Xhevdeti shprehet nuk e ka fajin ajo, por ai sepse ka bërë një ndërhyrje në vitin 1990 nga apandesiti dhe nga një gabim që i bëri mjeku duke i prerë damarin mashkullor, tani ai nuk lind dot më fëmijë.

Këtë deklaratë e ka bërë për herë të parë në studio dhe gruaja e tij Besnikja tani e mori vesh dhe i kërkoi llogari pse nuk ia ka treguar por ka prirë shumë ilaçe dhe ka bërë vizita tek mjeku për të ngëlur shtatzënë.

Xhevdeti është shprehur se këtë gjë nuk e ka ditur as familja e tij.

Besnikja tregon se ka shkuar në të gjitha klinikat e Shqipërisë për t’u vizituar që të ngelej shtatzënë, madje ka pirë dhe shumë ilaçe.

Në asnjë spital nuk ka dalë rezultati se problemi qëndron tek Xhevdeti, madje dhe disa analiza që bënë në Turqi, tregonin se të dy ishin në rregull dhe mund të lindnin fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *