“Grushta dhe shqelma barkut”, Aurora rrëfen si humbi fëmijën ish-bashkëshorti

Aurora ishte vetëm 16 vjeçe kur u njoh me ish-bashkëhsortin e saj i cili ishte 19 vjet më i madh se ajo.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të “E diela shqiptare”, ajo ka rrëfyer historinë e trishtë kur si pasojë e keq trajtimeve fizike nga ish-partneri i saj, ka humbur fëmijën e tyre.

Aurora: Vinin djem të rinj të më kërkonin, por unë isha e tmerruar. Më thoshte mami: Si të duken, por unë i thoja që nuk dua sepse dua të bëhem murgeshë. Kisha frikë se mos e zbulonin ato se unë nuk isha më vajzë, do të më mbysnin.

Ardit Gjebrea: Ky ishte momenti që ti u njohe me ish-bashkëshortin tënd që ishte 19 vjet më i madh se ti.

Aurora: Unë e pashë si një dritë jeshile sepse thoja se 19 vjet më i madh, nuk do e kishte problem punën e virgjërisë. Faktikisht nuk e kishte problem. Pas puthjes së parë, unë e mora në telefon dhe i thashë që unë nuk jam vajzë, nëse më do mirë, nëse nuk më do, e lëmë me kaq.

Ai më tha mua që për mua nuk ka problem. Ma sugjeroi vetë përgjigjen, më tha a ke pasur ndonjë histori? Po i thashë kam pasur një histori me një shok klase.

Ardit Gjebrea: Nuk i tregove të vërtetën?

Aurora: Jo, nuk i tregova. Pas 2 javëve, vajza e tezes zbulon historinë me ish-bashkëshortin dhe jua tregon prindërve. Unë u thashë se këtë njeri e dua dhe pikë. Më thanë se ai është pijanec,

është mysliman, është 19 vjet më i madh se ti. Ashtu si çdo prind për vajzën e vet. Ika nga shtëpia. Doja të ikja nga ajo lagje. Në fillim ishte shumë bukur.

Ardit Gjebrea: Sa zgjati kjo periudhë e dashurisë?

Aurora: Zgjati 1 muaj e gjysmë derisa unë mbeta shtatzënë me fëmijën e parë dhe kur mbeta shtatzënë doja vetëm gjumë. Ai gjente shtëpinë të parregulluar, gjen darkën pa u bërë…

Fillon duke më kapur për flokësh dhe më hedh përtokë: Çohu për të bërë ndonjë gjë për të ngrënë. Shpeshherë nuk sillte gjë për të ngrënë sepse filloi duke pirë.

U çoja nga gjumi dhe vetëm më rrihte dhe pastaj vetëm grushta dhe shqelma. Grushta dhe shqelma, barkut nëpër trup derisa vjehrra e ndaloi. Pas asaj dite fillova duke pasur hemoragji. Kam qëndruar ashtu një javë.

Ardit Gjebrea: Po fëmija?

Aurora: Fëmija humbi./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *