Boll i besuat genjeshtrave per dieta. Blogerja nxjerr sekretin e rinis te Jennifer Lopez

Kultura e rrjeteve sociale po tregon se jo vetëm të famshmit mund të kenë regjime të shtrenjta bukurie, por edhe njerëzit e zakonshëm. Një blogere është treguar transparente dhe ka zbuluar shumën që ka shpenzuar për pamjen e saj.

“E urrej që jemi rritur me të famshëm që shtiren se rregullimet e tyre dhe plakja e hijshme lidhen me gjenetikën. Jo, Jennifer Lopez nuk po përdor vaj ulliri në lëkurë, me gjasë është tërheqje e lëkurës së fytyrës. Boll besuat gënjeshtra!”-shpjegon Blair Walnuts.

Ajo tregon ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamjen e saj. E para ishte operacioni i hundës që i ka kushtuar 3500 dollarë. “Kaq për rinoplasti dhe septoplasti. Kjo përfshinte një ditë qëndrimi në spital, por jo fluturimet dhe hotelin”.

“Ka tërhequr lëkurën, boll besuat

Në total, Blair ka shpenzuar 10.000 dollarë për operacionet, përfshirë gjoksin i cili ka kushtuar 6000 dollarë dhe e ka bërë 10 vite më parë. Botox-i dhe injeksionet kushtojnë 2500 dollarë. Ajo shton se injeksionet e buzëve i ka bërë rreth tre herë. Për mirëmbajtjen e flokëve, dekolorimin dhe extensions paguan 2000 dollarë në muaj, thonjtë me metodën ruse kushtojnë 300 dollarë dhe zgjasin 6 javë. Për trajnerin personal ajo paguan 100 dollarë për çdo seancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *