Si ta hiqni yndyrën nga pllakat, soba dhe dollapët në kuzhinë vetëm në tre minuta

Le ta pranojmë, gatimi është një punë me shumë rrëmujë nga pas. Ndërsa skuqni ndonjë gjë në tigan, piklat e yndyrës shpërndahen gjithandej

Me kalimin e kohës ato shtohen dhe bëhen më të dallueshme duke lënë njolla të pakëndshme në të gjithë kuzhinën tuaj, por qetësohuni, ja një mënyrë për të pastruar gjithçka sa më thjeshtë

Çfarë ju nevojitet

Peshqirë letër
Ujë i ngrohtë
Copë e pastër
Detergjent enësh
Sfungjer
1 gotë sodë
Uthull e bardhë e distiluar
Peshqirë të pastër

Pajisjet

Kovë
Tas
Shishe spraj

Instruksionet

Fshini njollat e yndyrës me një peshqir letërFusni një copë të pastër në ujë të ngrohtë dhe zbusni me fërkim të gjitha njollat e yndyrës
Përzieni ujë të ngrohtë me pak detergjent enësh në një kovë. Zhysni sfungjerin në lëng dhe shtrydheni; ushtroni pak forcë mbi njollat e yndyrës dhe më pas fërkojini me lëvizje rrethore
Për njollat e yndyrës së djegur, përzieni një gotë ujë të ngrohtë dhe 1 gotë sodë në një tas dhe bëjeni si formë paste. Vëreni këtë pastë dhe lëreni të thahet. Më pas hiqeni me një copë të butë
Nëse njollat apo të djegurat janë sërish të dukshme, përzieni të njëjtën masë të uji të ngrohtë me uthull në një shishe spraj. Hidheni masën tek njollat dhe lëreni për 5 minuta. Zhysni një copë të pastër kuzhine në ujë të ngrohtë dhe me butësi shpërlani sipërfaqen. Thajeni sipërfaqen me një peshqir të pastër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *