Dy motrat 12 dhe 16 vjec vjedhin gjysem milioni euro

ITALI-Dy motra vetëm 12 dhe 16 vjeç ishin protagoniste të një vjedhjeje në një shtëpi në Itali. Ato grabitën mallra që kapnin vlerën rreth gjysmë milioni euro. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Monzë,s prag të Krishtlindjeve.
Kur i zoti i shtëpisë është kthyer në banesën e tij në drekë, ka vërejtur se brava ishte prishur dhe apartamenti ishte në rrëmujë. Sapo ka dalë jashtë shtëpisë ka parë dy vajzat që mbanin në dorë çantat e grabitura të gruas së tij dhe ka ka filluar t’i ndjekë nga pas. Më pas ato janë ndalur nga forcat e policisë. Dy të rejave iu gjetën dy kaçavida, një palë gërshërë dhe një copë plastikë që ndoshta përdorej për të manipuluar bravën.
Plaçka e vjedhur nga motrat e vogla përbëhej nga rreth pesëmbëdhjetë çanta të markave Chanel, Louis Vuitton, Prada, me vlerë nga 50 deri në 60 mijë euro, një kuti me stoli ari dhe platini, me diamante dhe gurë të çmuar, rreth 250 mijë euro, 4 Rolex. , ora të markës Patek Philippe dhe Frank Muller me vlerë totale rreth 150 mijë euro, dhe 1500 euro para të gatshme.
Ndaj motrës së madhe, rëndojnë disa akuza lidhur me disa krime pronësie. Atë oficerët e kanë dërguar në qendrën e parë të pritjes në Genova. Ndërkohë që duket se 12-vjeçarja për shkak të moshës ka “shpëtuar” duke iu bësuar sërish të afërmve të saj në Francë. JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *