71 vjecarja ka 13 vjet e paralizuar dhe tre femijet e kane braktisur.“S’ka kush më sjellë një gotë ujë”

Nje histori tragjike vjen nga Elbasani ku nje nene e moshuar eshte e paralizuar dhe jeton e vetme. Problemet per te nuk kane te sosur. Ajo eshte 71 vjec dhe jeton ne mjerim.

71 vjecarja ka 13 vjte ne shtrat e paralizuar dhe jeton e vetme pa femijet.

Ajo eshte shprehur se:“Kam problem shëndetësor, kam vite që jam rrëzuar, kam rënë nga tarraca mbrapsht me kokë. Jam shtruar në urgjencë disa herë te neurologu”

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë, 71-vjeçarja me lot ndër sy apelon për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë, të jetojë.

“Unë kam probleme shëndetësore dhe përveç kësaj jam paralizuar. Kam gati dy muaj që unë nuk luaj këmbë e duar, kam një muaj që as ha as pi. Nuk kam njëri kush të më bëj hyzmet, kush të më japë një gotë ujë. Vetëm azili me sjell bukën e drekës një vakt e unë gjithë kohën rri pa ngrënë. Edhe për t’u ngritur për të shkuar në tualet, do eci këmbadoras, do rrëzohem. Kur jam rrëzuar, ka ardhur ambulanca dhe policia dhe ka gjetur dy dyert mbyllur”, thotë 71-vjeçarja.

Edhe pse Liljana ka tre fëmijë, ajo dergjet në shtat e vetme, duke mos pasur mundësinë as të ushqehet.

“Më kanë vdekur motra, vëllezër, kam një motër në Durrës ajo është sëmurë për vete. Fëmijët kanë vite që kanë ikë, unë kam gati 17 vjet që më kanë braktisur kalamajtë në këtë kuzhinë. Unë kam tre fëmijë, dy çuna, një gocë. I vogli është 45 vjeç, u martua dhe ka ikur në Itali me gjithë gruan”, tregon e moshuara.

Duket e pabesueshme që në vitin 2024, 71-vjeçarja të jetojë në këtë gjendje. Në shtëpinë përdhese e me lagështi nuk ka asnjë orendi, teksa frigoriferi është bosh dhe dollapët pa ushqime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *