“Blenë shtëpinë 600 mijë $”, flasin fqinjët e policit amerikan që vrau gruan shqiptare dhe dy djemtë

Kenyatta Jones-Ariette, mike e familjes Morgan bëri një dedikim në Facebook për ngjarjen. “Zemrat tona janë super të rënduara sot. Lutemi për paqe. RIP Ornela, Watson, Gabe dhe Liam. Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ti pyet veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishe bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kisha thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë që e quajmë tokë të përbashkët. Asnjëherë nuk e di se çfarë ndodh brenda kokës së dikujt”, – shkroi Jones-Ariette.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e banesës. Familja Morgan e kishte blerë shtëpinë në New City në 2016-ën për 577 mijë dollarë. 43-vjeçarja shqiptare ishte mësuese në sistemin shkollor publik të qytetit të Nju Jorkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *