Konsumi i Fast-Fodit rrit rrezikun e kancerit tek adoleshentet

KONSUMI I “FAST FOOD-EVE NE ADOLESHENCE MUND TE RRIS RREZIKUN E KANCERIT TE GJIRIT ME VONE NE JETE!
Ky eshte konkluzioni i nje kerkimi qe eshte publikuar se fundmi ne revesten shkencore “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Studimi u fokusua ne llojin dhe sasine e yndyrnave qe adoleshentet konsumonin dhe ne lidhjen e tyre me rritjen e densitetit te gjirit.

Vajzat adoleshente me densitet te larte te gjirit jane me shume te predispozuara te preken nga kanceri i gjirit pas 15 viteve ne vazhdim. Ne kete studim eshte vene re se konsumi i yndyrnave te ngopura qe gjenden me shumice ne ushqimet fast food si dhe ne mishin e kuq, sallamet, lekuren e pules, djathin kremoz dhe margarinen, lidhet me rritje te densitetit te gjirit.

Kjo lidhje perforcohej kur adoleshentet konsumonin shume yndyrna te tilla te ngopura dhe shume pak yndyrna esencialeqe burojne nga peshku, arrat, farat, vaji i ullirit dhe avokado. Blerina Bombaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *