Ky është Xhimi Baka, 23 vjeç, i cili gjeti vdekjen tragjike në lule të jetës. I riu u qëllua tre herë me thikë pas një konflikti me ish-bashkëshortin e partneres së tij.
Autori, Xhuliano Miho, 39 vjeç, ka vrarë me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.
Sipas burimeve policore, shkak për vrasjen është bërë divorci mes Miho dhe ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me viktimën.
Miho e ka takuar rastësisht viktimën në rrugë dhe pas një debati e ka goditur tre herë me thikë.
Policia ka arrestuar dhe shoqëruar Xhuliano Miho në komisariat, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Lajmet me interesante nga vendi dhe bota