Mjeku reumatolog Artur Zoto tregon mjekimin dhe parandalimin e reumatizmes

Artur Zoto mjek reumatolog

Si shfaqet sëmundja, çfarë duhet bërë në rast se shfaqet dhe jep disa këshilla për personat që janë prekur nga artriti reumatoid

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër.

Sertësi dhe dhimbje kur njeriu lëviz janë simptomat tipike të artritit reumatik. Kyçet enjten, dhembin dhe në rastin e një malcimi të rëndë bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm. Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Më i rrallë është malcimi në pleurë, cipën e zemrës apo në sy.
Në rastin e një malcimi të përhapur njeriu ndjehet i lodhur në mënyrë të dukshme. Shqetësimet janë herë më të forta e herë më të dobëta dhe periudhat më të mira këmbejnë me më të këqijat. Simptomat shtohen shpesh kur njeriu stërmundohet dhe ngarkon kyçet, në rast infeksionesh, kur është ftohtë dhe ndonjëherë edhe kur është nxehtë.
Mjeku kontrollon kyçet dhe gjakun
Njerëzit me simptoma që mund të dëftejnë artritin reumatik duhet të kontaktojnë një mjek. Tek mjeku njeriu përshkruan shqetësimet e veta dhe i përgjigjet pyetjeve mbi shëndetin, mënyrën e të jetuarit, mbi sëmundje të tjera dhe barna që merr. Nëse kyçet janë të ënjtura atëherë mjeku duhet të peshojë mendimin se mos kemi të bëjmë me artrit reumatik. Nëse mjeku dyshon që në një fazë të hershme se mos njeriu në fjalë vuan nga kjo sëmundje atëherë duhet kontaktuar një specialist, një reumatolog. Sa më herët të nisë kurimi aq më të mira janë mundësitë për të frenuar rrjedhën e sëmundjes. Mjeku i përgjithshëm ose reumatologu kontrollon të gjithë trupin, shqyrton gjendjen e kyçeve, mat sedimentin e gjakut dhe bën analiza të tjera gjaku për të gjykuar se sa veprues është malcimi në trup. Bëhet një analizë gjaku për të parë nëse ka faktor reumatik në gjak, RF. Rreth tre nga katër vetë me artrit reumatik kanë RF në gjak (në rastin kur sëmundja sapo ka filluar një në dy vetë kanë RF në gjak). Tek një pjesë e vogël e popullsisë RF haset edhe tek ata që as nuk kanë artrit reumatik dhe as nuk do të kapen nga kjo sëmundje. Pra që ka RF në në gjak nuk është dëshmi që njeriu ka artrit reumatik, por mund të jetë një udhërrëfyes. Kyçet kontrollohen me radiografi. Në fillimet e sëmundjes është i zakonshëm rëntgenogrami i duarve, kyçeve të duarve. Nëse malcimi ka vazhduar për një farë kohe atëherë mjeku mund të shohë një hollim të nxënësisë së kalciumit në kockë pranë kyçeve të sëmura, dhe pas një kohe më të gjatë shfaqen ndryshime të tjera më të përcaktuara.

Shenjat
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndejtur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Artiti reumatik edhe i trashëguar
Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohett dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve. Dy ditë
në javë, specialistët e shëndetsisë rekomandojnë që njerzit të merren me ushtrime gjimnastikore, kruesiht për këmbët, kyçet e duarve.

Lodhje dhe vështrirësi në lëvizje
Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistë, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerzit, kjo sëmundje është shumë e përhap[ur në vendin tonë, për shak të klimës dhe kushteve të jetesës. Ndërkoh 20 minuta duhet të zihen bimët jeshile, të cilat më pas do të pihen, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelain dhe jo metalike

Jo sport dhe gjimnastik për reumatikët
Ai që ka artritin reumatik shpesh mundet të vazhdojë të merret me interesat e kohës së lirë poashtu si më parë. Por për ta do të ishte më mirë që gjatë ditës të mos kryejnë lojra me top apo gjimnastikë me ushtrime kërcimi. Këto lloj veprimtarish mund t’i mbingarkojnë kyçet.Se sa i lodhur njeriu ndjehet nga kjo sëmundje, është diçka vetjake. Nëse sëmundja bëhet më e rëndë mund të jetë i domosdoshëm marrja e pushimit mjekësor. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trurpin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A. Tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmën, sipas tyre është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë.

Gratë më të prekura nga sëmundja
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik.

Si ta kurojmë reumatizmëm
1-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta
2-Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4-Bëni, plazh çdo vit, dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe mbazdites
5-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6-Përdorni ujë mineral
7-Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamentë të tjera për përmbajtje paracetamoli

SHENJAT

I sëmuri shfaq:

Dhimbje kyçesh, zakonisht simetrike

Enjtje kyçesh

Ngrirje kyçesh

Temperaturë deri në 37-37.5 gradë

dobësi trupore

mungesë oreksi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *