Shtatë efektet e dëmshme të kripës në trup

Kripa ndryshon shijen e ushqimit, por ajo gjithashtu ndikon trup në mënyra që nuk mund të imagjinoni. Është burimi kryesor i jodit, kurse mungesa e saj mund të çojë deri te struma apo gusha. Nga ana tjetër, nëse konsumohet shumë, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Presioni i lartë i gjakut

Kripa ndikon në presionin e gjakut. Sa më shumë që futni kripën tuaj, do të rritet përqendrimi i natriumit, kurse niveli i lartë i natriumit rrit presionin e gjakut. Reduktimi i marrjes së kripës për 4.6 gram zvogëlon presionin e gjakut. Mungesa e kripës ka efekt të kundërt, prandaj rekomandohet të përcjellni marrjen e kripës, pasi kjo gjithashtu kontrollon nivelin e natriumit në trup.

Sëmundjet e zemrës

Natriumi është shumë i rëndësishëm për trupin, por shtimi i saj shkakton dëme të konsiderueshme dhe mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të zemrës, insuficiencë (pamjaftueshmëri) të zemrës dhe goditje në tru. Konsumi i tepërt i kripës e dyfishon rrezikun. Duhanpirësit, të moshuarit, diabetikët dhe njerëzit me presion të lartë të gjakut janë një grup i rrezikuar, kështu që ata duhet të kontrollojnë marrjen e kripës.

Aftësitë njohëse

Rritja e presionit të gjakut shkakton probleme të trurit. Njerëzit të cilët marrin shumë kripë dhe lëvizin pak rrezikojnë dëmtimin e aftësive njohëse. Ekspertët këshillojnë zvogëlimin e marrjes së kripës si dhe ushtrimin e përditshëm për 30 minuta për ta bërë njeriun të shëndoshë mentalisht dhe fizikisht.

Veshkat

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në filtrimin e produkteve të panevojshme nga gjaku. Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë deri te insuficienca e veshkave sepse ushtron presion në arteriet. Njerëzit të cilët kanë probleme në veshka me reduktimin e konsumimit të kripës ndijnë përmirësim. Konsumi i kripës është i lidhur përfundimisht me shëndetin e veshkave.

Nevoja për kripë

Ata që konsumojnë shumë kripë, jo rrallë ndjejnë nevojën për sasi gjithnjë e më të mëdha të saj. Ata këshillohen t’i zëvendësojnë me erëza të tjera.

Goditja në tru

Konsumi i lartë i kripës rrit sasinë e natriumit në gjak, duke çuar në presionin e lartë të gjakut, që mund të rezultojë në goditje në tru. Për kontrollin e natriumit në trup rekomandohet reduktimi i konsumit të kripës.

Lëkura

Futja e tepërt e kripës në organizëm shkakton edemë, ose ënjtje të duarve, këmbëve dhe nyjeve. Këto janë raste ekstreme, por jo rrallë ndodhin edhe ndryshimet e lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *