Hithra, ja pse është një kurë për shumë sëmundje

Prania e manganit në hithër lehtëson senilitetin dhe largon harresën. Përdorimi i tij i përditshëm është një preventivë e duhur e anemisë, dhe përveç kësaj gjithkush ka nevojë për praninë e kalciumit në ushqimin e përditshëm.

Hithi është një barishte medicinale që ndihmon në shumë sëmundje dhe rekomandohet veçanërisht për njerëzit me sëmundje të veshkave dhe ndihmon te diarrea.

Si të përgatisni shurup shtëpiak nga hithra?

Hithrën duhet ta mblidhni në vende ku nuk ka helme dhe gazra. Mundësisht në natyrë sa më larg rrugëve, dhe natyrisht me dorashka.

Për tre litra lëng (afërsisht) na duhen:

30-40 maja të hithrave të reja
3 litra ujë të ftohtë
5-6 agruma në zgjedhjen tuaj (mund të jetë një kombinim i limonit, grejpfrutit, portokallit)
1 kg sheqer

Përgatitja

Mbledhim rreth 30-40 maja të hithrës së re (me maje kuptojmë majen e 3-4 fletëve më poshtë). Hithrat dhe agrumet i presim dhe i vëmë në ujë.

Vëni kapakun përmbi dhe lëreni për 24 orë. Të nesërmën, largoni përbërësit, kullojeni mirë dhe shtoni sheqer. Shurupi duhet të përzihet kohë pas kohe derisa sheqeri të mos tretet. Nevojiten rreth 24 orë që sheqeri të tretet, pastaj e derdhim në shishe të pastër dhe të thatë, dhe mbahet në vend të ftohtë dhe të errët.

Përse hithra?

1. Për dhëmbë dhe kocka të shëndetshme, për mineralizimin gjatë rritjes, te gratë shtatzëna dhe gjithënëset, të gjitha kërkojnë praninë e kalciumit në dietën ditore.

2. Prezenca e magnezit pengon obstruksionet e natyrës cerebrale, vaskulare, stenokardike, muskulare dhe tetanike.

3. Për të parandaluar shfaqjen e adenomës së prostatës dhe për të ndihmuar në terapinë e prostatitit akut, hithi siguron sasinë e kërkuar të Zn (zinkut), mungesa e të cilit çon deri te çrregullimi.

4. Pakësimi i Mn (manganit) zbut senilitetin dhe eliminon harresën.

5. Një sasi e mjaftueshme e vitaminës K në dietë të përditshme parandalon fillimin e gjakderdhjes dhe rëndësia e tij për organizmin dhe prania e tij e përditshme në ushqim është arsyeja pse është i njohur në popull si “faktori i jetëgjatësisë”.

6. Krijimin e hemoglobinës e ndihmon Fe (hekuri), Cu (bakri) dhe vitamina C, kurse Mn (mangani) ndihmon aktivizimin e hekurit nga depoja, andaj përdorimi i saj i përditshëm është parandalim i vërtetë i anemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *