Dr. Entela Labaj shkaqet e dhimbjes se shpines dhe kur jeni te rrezikuar

Dr. Entela Labaj

Dhimbja e shpinës është një ndër shqetësimet më të përhapura dhe sidomos të të moshuarit është një problem social i frikshëm. Shumica e njerëzve vuan të paktën njëherë në jetën e tij nga dhimbjet e shpinës, por vetëm në disa raste mund të jenë simptoma të një sëmundje të rëndë. Me shprehjen ”dhimbje shpine” sikurse dhe me termin “dhimbje mesi”, përshkruhet dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës që korenspodon me regjionin lumbo-sacral dhe kërbishtit. Dhimbja mund të jetë akute ose kronike; që provokohet nga shumë shkaqe për të cilat shpesh është e vështirë diagnoza dhe trajtimi. Mekanizmi ku e ka origjinën dhimbja mund të shkaktohet nga një defekt i lindur ose i fituar i shtyllës kurizore ose nga tkurrjet e muskujve që e vënë në lëvizje për shkak të inflamacionit të tyre. Pjesa e fundit e shtyllës kurrizore është shumë e lëvizshme dhe përkulet përpara, prapa ose anash, disa herë dhe rrotullohet në pjesën më të madhe të rasteve. Dhimbjet e shpinës shkaktohen nga tkurrjet e muskujve që provokohen nga lëvizjet e gabuara. Aksidentet provokojnë më shpesh dhimbjet e shpinës duke përjashtuar traumat e rënda që shoqërohen me spostim ose thyerje të vertebrave. Dhe, një punë me dorë, në dukje e parëndësishme, përshembull, spostimi i një mobilieje, ose një germim apo punim lulishtjeje, mund të jetë i rrezikshëm në një organizëm të pastërvitur.

Shkaqet

Nëqoftëse dhimbja e shpinës vazhdon edhe përgjatë 2-3 ditëve është më mirë të konsultohet me mjekun, sepse dhimbja mund të ketë shkaqe të tjera.

Së pari, dhimbje pelvike që lokalizohen në pjesën e poshtme të bacinit, mund të kenë shkak, përshembull, sëmundjet gjinekologjike ose të ciklit menstrual.

Së dyti, shkaqe të tjera të dhimbjeve të shpineës janë hernia diskale, të disqeve intervertebrale dhe artitet e shtyllës kurrizore;

Së treti, shkaqe të rralla janë sëmundjet sistemike që interesojnë shtyllën kurrizore, si tumoret metastatike;

Së katërti, shkaqet e dhimbjeve të shpinës kanë dhe origjinë të një anomalie të lindur, si “spina bifida”.

Së pesti, shkaku më i përhapur i dhimbjeve të shpinës janë osteoporoza, osteoartritet, nervi shiatik, fibromyositet.

TË RREZIKUARIT

Kategoritë që janë më në risk:

1. Të moshuarit vuajnë më shpesh nga dhimbjet e shpinës sepse vertebrat e tyre janë osteoporotike, ligamentet e tyre janë më pak elastike dhe muskujt e tyre më pak të vlefshëm. Për më shumë, të moshuarit janë më shpesh të prekur nga discopatite

2. Kush ka vuajtur nga hernia diskale është më shpesh i prekur

3. Punëtorët që bëjnë punë të rënda dhe në pozicione të pa përshtateshme

4. Obezët, kur shtylla kurrizore mban tashmë një peshë të tepërt

5. Individët me ligamente dhe muskuj të dobët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *