58-vjeçarja mbytet në pishinë, njerëzit pranë nuk e ndihmuan

Një video tronditëse është bërë virale në rrjet, ku tregohet momenti kur një 58-vjeçare mbytet në një pishinë, ndërsa njerëzit e tjerë aty pranë nuk bënë asgjë për t’a ndihmuar.

Në videon në fjalë, Leticia Gonzalez Triplett, shihet në cekëtinën e një pishine, në një qendër sportive në Las Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Papritmas ajo filloi të kishte vështirësi që të qëndronte në ujë.

Nga hetimet e bëra deri më tani, rezulton se 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten, ku asnjë njeri nuk iu afrua që t’a ndihmonte.

Në të njëjtën video, Triplett shihet duke u përpjekur të kapet për shkallët e pishinës, pa rezultat, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte dhënë frymën e fundit, aty po kalonin njerëzit, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.

Një avokat i qendrës sportive tha se Triplett, e cila ishte një veterane e Forcave Ajrore të SHBA, po ecte me paterica përpara se të hynte në pishinë. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse gruaja fatkeqe ka thirrur për ndihmë.

I njëjti avokat ka deklaruar se vdekja e 58-vjeçares ka ardhur si pasojë e atakut kardiak dhe se një tragjedi e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në qendrën sportive në fjalë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *