Aktori Edmond Halili tregon pengun qe i la Zef Deda

Takimi i parë i Zef Dedës dhe Edmond Halilit ka qenë kur të dy ishin 10 vjeç. Djemtë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe bënin gjithçka bashkë. Aktori kujton në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se Zef Deda ka qenë një personalitet dhe talent që në moshë të hershme.

Edmond Halili: Të parin fare e mbaj mend, kam qenë 10 vjeç.

Aldo: 10 vjeç? Po si?

Edmond Halili: Kemi qenë komshinj.

Aldo: Ah, keni qenë fqinj?

Edmond Halili: Po, kojshi i themi ne, komshi i thonë këta të tjerët.

Aldo: Komshi i themi ne, fqinj.

Aldo: Edhe kemi bërë numra me Zefin, nuk diskutohet, Zefi ka qenë personalitet që fëmijë i vogël, ka qenë talent. Kemi bërë shoqëri bashkë, luanim bashkë, luanim futboll bashkë… blinim bukën bashkë, rrinim në radhën e qumështit bashkë, me një fjalë gjithë kohën bashkë, në një lagje.

Mes shumë kujtimeve në skenë e jashtë saj, aktori kujton një episod kur Zef Deda u kthye nga ushtria. Edhe pse kishte disa muaj pa e parë familjen, nuk e linte dot mënjanë humorin që e karakterizonte.

Edmond Halili: Kur ishte ushtar erdhi me leje pas disa muajve. U çua e ëma e Zefit dhe tha uh, erdhi Zefi im dhe shkoi ta përqafonte. Zefi i tha “avash moj shoqe, avash, kë kap ti ashtu?” Ajo i tha “a je Zefi im? Jo moj shoqe, më ke ngatërruar. Të kam ngatërruar? Po. Ia paske këputur kryet Zefit”, tha edhe iku. Zefi u rrotullua te pallati dhe i tha “ma!” Edhe kjo, ”ik ore dreq, qëparë e kisha unë, tani s’dua gjë”. Kjo është kur ka qenë Zefi 18 vjeç”.

I përlotur, Edmond Halili tregon se lajmin e ndarjes nga jeta e mësoi ditën e premte teksa po shkonte në banesën e Mjeshtrit të Madh për ta takuar.

Edmond Halili: Sa hyra te hyrja, te shkallët në kat të dytë doli një djalë me çantë. E pashë atë që ishte kështu, i thashë ku ishe ti? “Isha te Zefi” tha. Hë mo, si është Zefi? “Zefi”, tha, “na la”.

Aldo: Ti ishe nisur të takoje Zefin.

Edmond Halili: Jo, biles tani takova nusen e Zefit, te teatri dhe ma ka lënë peng në zemër, i paska thënë “po Mondi pse s’erdhi të më takonte?” I thashë asaj më mirë mos të ma thoshe. Më ka këputur shpirtin!/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *