Një tjetër dramë familjare ka mbërritur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Rasti i bashkëshortëve, Pelivanit dhe Meritës, të cilët vijnë nga fshati Radokal i Pogradecit është një mosmarrëveshje mes tyre.
Pelivani, 62 vjeç, ka 10 vjet që shkon e vjen në shtetin fqinj, Greqi, ndërsa Merita qëndron e vetme në shtëpinë e tyre. Ajo është e shqetësuar se ç’ndodh me Pelivanin gjatë kohës që janë larg dhe cila është arsyeja që ai nuk e merr asnjëherë me vete, qoftë edhe për disa ditë.
Pelivan: Përse janë këto dyshime? Të është rritur mendja ty?
Merita: Kam dyshime unë.
Pelivan: Çfarë dyshimesh ke?
Merita: Kam dyshime shumë.
Pelivan: Mos të kesh dyshime fare! Të është rritur mendja.
Merita: Po, më është rritur mendja. Më rritet mendja atje ku më ke lënë ti.
Pelivan: Të kam thënë disa herë dhe kemi llafosur në shtëpi…
Merita: Për çfarë kemi llafosur?
Pelivan: Kemi llafosur dhe kemi biseduar që nuk kam mundësi ku të të çoj. Nuk kam mundësi moj.
Merita: Nuk ke ku të më çosh? Po ke ore ku të më çosh, si s’ke.
Pelivani thotë se në Greqi jeton së bashku me tre shokë në një dhomë për të kursyer pagesën e qerasë. Një tjetër arsye që ai nuk e merr bashkëshorten me vete është pamundësia për t’u marrë me të e për ta dërguar në spitale.
Merita: Edhe unë kam katër fëmijë, jam gjyshe, jam dhe mama, kam shtatë nipër e mbesa, ata më duan mua, posi. Pse mos të vij edhe unë, të kurohem edhe unë siç u kurove ti. Unë plasa, unë për ty u sëmura.
Pelivan: Ku të të çoj, atje është me para çdo gjë. Këtu janë falas, atje janë me para. Duhet lekë atje.
Merita: Ku të duash gjeji.
Pelivan: S’kam ku t’i gjej./tvklan.al