Blerina,14-vjeçarja që qep këpucë gjithë natën për të siguruar bukën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar një grua e quajtur Blerina e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj.

Që në moshë 13 vjeçe asaj i janë ndarë prindërit dhe në gjyq ajo ka zgjedhur të jetonte me babain e saj sepse ishe shumë e lidhur me të. Sipas Blerinës, vendimi që mori në gjyq nuk u pranua lehtë nga nëna e saj e cila nuk ia ka falur kurrë faktin që vendosi të jetojë më të atin.

Blerina: Unë jam vajzë Durrësi, lindur dhe rritur në Durrës, që e vogël mu ndanë prindërit në moshën 13-vjeçare dhe për këtë arsye ne kemi jetuar me babin. Mami filloi divorcin dhe ne akoma e nuk e dimë arsyen sepse kemi qenë të vegjël. Problemi është se mami nuk ma ka falur kurrë faktin që thashë në gjyq se do shkoj me babin.

Ardit Gjebrea: Po pse the në gjyq që do shkosh me babin?

Blerina: Si më e përkëdhelur nga babi, ti e di që gocat çmenden pas babait, edhe vajza ime e vogël çmendet pas të atit.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ishit ju atëherë?

Blerina: Unë kam një vëlla më të vogël që e dua shumë, ai është jeta ime.

Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kësaj kohe ju jetuat me babin?

Blerina: Me babin, xhaxhain dhe gjyshen.

Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe?

Blerina: Deri në moshën 26 vjeç.

Ardit Gjebrea: Për cilin motiv vendose që t’i bashkoheshe mamit?

Blerina: Në 2010 që u hapën vizat unë shkova tek mami. Kur i vdiq burri mamit…

Ardit Gjebrea: Pse mami u martua prapë?

Blerina: Mami u martua prapë pas 5 vitesh që na priti neve, ne nuk shkuam dhe shoqja e saj e martoi me një italian.

Ardit Gjebrea: Dhe është akoma me atë?

Blerina: Jo ka vdekur në 2010. Ka vdekur në momentin që u hapën vizat dhe unë që mos ta lija mamin vetëm, kam qenë e para që kam hipur në traget. Aty mami kishte një komshie përballë dhe burri i saj që është babai i Antonios, punonte në një firmë me burrin e mamit tim Luigjin.

Ardit Gjebrea: Pra Antonio është bashkëshorti yt?

Blerina: Po Antonio është bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Ti u njohe me Antonion.

Blerina: U njoha me Antonion një ditë kur e shika pushim tek restoranti që punoja në Itali sepse sa shkova fillova të punoj në restorant. Antonio parkonte gjithmonë makinën poshtë ballkonit të mamit. E pashë alamet djali, për ta pirë në kupë. I thashë hajde brenda pimë kafen dhe bisedojmë dhe gjëra të tilla. Ai ngeli sepse është shumë i turpshëm si tip dhe është tip i mbyllur. Më tha në rregull, erdhi brenda, pimë kafen, dolëm në darkë në një koncert që u bë aty afër po atë ditë që u njohëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *