Cfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një thelpi hudhër në ditë

Me vetëm 1 thelp hudhër në ditë ju mund të keni këto përfitime shëndetësore

Nëse keni nevojë për një arsye pse duhet të anashkaloni erën e hudhrës dhe ta përdorni atë, këtu jane disa përfitime që mund të keni me vetëm 1 thelp hudhre në ditë.
Te gjithe ata që gatuajnë e din se pak hudh r n cdo gatim i shton më shumë shije cdo vakti. Për shembull duke filluar nga omleta, te marinimi i mishit e deri tek makaronat, do të shikoni se sa shije i jep hudhra pjatës tuaj.
Por jo vetëm që hudhra krijon nje shije unike apo aromë ndjellëse për disa, ajo mbi të gjitha ka shumë përfitime në shëndetin tonë. Këtu përfshijmë sëmundjet kardiovaskulare apo edhe sëmundjet e sindromës metabolike.
Në fakt hudhra përmban një lloj antioksidanti të fuqishëm që tashmë po studiohet nëse mund të merret në formen e një suplementi apo shtese ushqimore.

Nje thelp hudhër ka:
5 kalori
0 gram proteina
0 gram yndyrë
1 gram karbohidrate
Hudhra ka shume vitamina dhe minerale, por sasia në një thelpi hudhër është minimale.

Studimet kanë gjetur se edhe pse ajo përdoret në sasi të vogël ajo ka komponime anti inflamatore që ndikojnë pozitivisht tek shëndeti i përgjithshëm.
Ndersa rishtazi është zbuluar se ajo ul nivelin e kolsterolit dhe mbron zemrën nga stresi apo sulmi në zemër, nga rreziku i arteriosklerozës, hipertensionit, diabetit, hiperlipidemisë dhe goditjes në tru.

Për një të rritur që ha një minimum prej 2 thelpinj hudhre në ditë rezultatet e studimeve treguan se pas një periudhe 4 javore ata patën ulje të kolesterolit LDL, të presionit të gjakut si edhe ulje të sheqerit në gjak.

Për të përfituar nga hudhra edhe personat që kanë probleme në zorrë thjesht mund të vendosin hudhrën aty sa të lëshojë aromë dhe pastaj e heqim nga gatimi para se ta servirim në pjatë. shiko.news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *