Zhvillimet e reja në Big Brother VIP kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen e publikut.
Këtë herë në fokus sërish ishin këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana, të cilët që në hyrje janë dukur të afërt me njëri-tjetrin, madje është supozuar edhe për një lidhje dashurie mes tyre.
Por, në orët e para të ditës së shtunë, ishte Graniti ai që ia bëri të ditur Fitit se nuk e sheh si një femër që mund të krijojë raport më shumë se miqësor me të.
Kjo gjë e ka lënduar këngëtaren e njohur, e cila madje ishte në gjendje të keqe emocionale dhe shëndetësore.
Ndërsa, më vonë Fifi është parë më e qetë teksa ka diskutuar me banoren tjetër, Donikën, për raportin e saj me Granitin.
Ndër tjera Fifi u shpreh se atë e kap ankthi kur njerëzit luajnë me të, dhe se nuk planifikon t’i flas më Granitit.
“Më kap ankth kur njerëzit luajnë edhe ma bëjnë këtë sy më sy, e kam prej kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë ma kanë bërë njëjtë, në çdo aspekt, jo veç në këtë aspekt”, tha Fifi.
“Veç jam duke menduar a me i fol atij apo, unë kam lind vet dhe do vd es vet, po më vjen inati çfarë ka bërë. Unë dua mos t’i flas më hiç, zero”, vazhdoi tutje këngëtarja.