Një portofol plot me euro në Laç është në pritje t’i dorëzohet turistes gjermane dhe është në duart e një zonje të mirë.
Gruaja laçiane shprehet se turistja e ka harruar portofolin bashkë me një sasi eurosh në marketin e saj.
Miti i laçianëve bie poshtë me gjestin fisnik të zonjës e cila ngulmon për rikthimin e parave dhe sendeve personale.
Ajo shkruan:
“Pershendetje JOQ, si jeni? Jam nje qytetare nga qyteti i Laçit. Kam nje market ne zonen e Laçit. Dje ne market rreth ores 12:00 te drekes 3 shtetase Gjermane bene blerje ne market.
Duke u larguar kane lene portofolin bashke me dokumentat dhe kartat e bankes siper kases, si dhe nje sasi eurosh. Ju lutem publikojeni po ju nis dhe fotot e zonjes. Ne te kundert do ti çoj ne polici po shpresojme ta shohin postimin tuaj!”
Lajmet me interesante nga vendi dhe bota