Gruaja tregon se si humbi zërin nga një gabim që bëri doktori në operacion

Bektash Qemali është një 67-vjeçar nga fshati Xhabaj i Memaliajt, i cili do t’i dhurojë të birit veshkën.

Djali i tij 30-vjeçar i është nënshtruar dializës pasi veshkat i kanë dalë jashtë funksioni. 67-vjeçari thotë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet për Kemp në Bashkinë e Gjirokastrës por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Bektashi është i gatshëm të dhurojë veshkën për të birin, por nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të kryer transplantin. I moshuari vjen në studio të bëjë apel për ndihmë dhe të rrëfejë këtë ngjarje që i ka ndryshuar jetën atij, bashkëshortes por edhe të birit. Prindërit nuk munden dot ta shohin të birin në atë gjendje.

Nexhmije dhe Bektashi një çift nga fshati Xhabaj i Memaliajt kanë ardhur në emisionin “Histroria ime” në Tv Klan për të rrëfyer për problemet që kanë më djalin e tyre të sëmurë. Ai ka jashtë funksionit të dyja veshkat dhe ka nevojë për transplant.

Para se të rrëfenin historinë, nëna e tij ka rrëfyer se kur ishte 36 vjeç është bërë operacion në Tiranë dhe për shkak të gabimit të nj doktori, ajo ka humbur zërin.

Mirela Milori: Prej nga vini?

Nexhmije: Vijmë nga fshati Xhabaj i Memaliaj.

Mirela Milori: Sa fëmijë keni?

Bektashi: 4 fëmijë. Fati nuk ka qenë në krahun tonë.

Mirela Milori: Jetoni vetëm?

Nexhmije: Ne jetojmë më djalin e mesëm 30 vjeç, Bledarin.

Mirela Milori: Si është historia e Bledarit?

Nexhmije: Do e filloj një herë me historinë time. Isha 36 vjeç, jam bërë operacion nga tiroidet në Tiranë dhe gjatë operacionit, doktori jo se e bëri me dashje, por ngela me defekt.

Mirela Milori: Zërin që e ke pak të shuar e ka nga ndërhyrja kirurgjikale.

Nexhmije: Nuk pata sukses në ndërhyrjen e parën dhe të dytën. Nuk merrja dot frymë, nuk hidhja dot dy hapa. Mishi i huaj më bllokoi fytin. Lekë nuk kishim, ishim në fshat. Vajti djali i madh në Greqi, mblodhi lekët dhe më operoi tek privati. Zëri nuk më erdhi po të paktën nuk kisha ato probleme. Edhe tani nuk marr dot frymë tamam.

Bektashi: 5 shkallë nuk i ngjit dot. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *