I moshuari bie nga pallati 9 katesh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pallat tek 9-katëshet! Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një video me pamje të rënda ku tregohet një person i cili ka rënë nga shkallët në dysheme.

Sipas banorëve të pallatit policia dhe ambulanca po vonojnë mbi një orë të vijë ndërkohë ajo pamje e rëndë është para syve të çdo fëmije, gruaje shtatzënë apo të moshuari që hyn në hyrje të banesës së tij.

Viktima është një i moshuar i cili sipas informacioneve paraprake ka rënë nga një lartësi e madhe. Nuk është ende e qartë nëse i ndjeri ishte banues në këtë pallat.

Pritet qe ne oret ne vazdhim te zbardhet ngjarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *