Kura që Anila Kalleshi sugjeron për të trajtuar djegiet në kushte shtëpie!

Të djegurat janë mëse të zakonshme në jetën e secilit prej nesh. Një “udhëtim” i vogël në kuzhinë, për një vakt të shpejtë shpesh mund të rezultojë në djegie. Kjo situatë është mëse e zakonshme, dhe shumë prej nesh janë përballur të paktën njëherë në jetë. Fëmijët kanë rrezik më të lartë që të vuajnë nga të djegurat. Megjithëse disa prej tyre janë të padëmshme, disa të tjera mund të shkaktojnë shenja të përhershme dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Në këtë artikull, më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që ju ndihmojnë për të trajtuar të djegurat.

Llojet e djegieve:

Në varësi të shkallës dhe dëmtimit, djegiet kryesisht klasifikohen në 3 tipe:

Djegiet e shkallës së parë

Djegiet që shkaktojnë të paktën një dëmtim në lëkurë quhen djegie të gradës së parë. Këto djegie ndikojnë vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës dhe nuk shkaktojnë shenja. Shenjat më të zakonshme të një djegie të shkallës së parë përfshijnë skuqjen, inflamimin, dhe në disa raste rrjepje të lehtë të lëkurës.

Djegie të shkallës së dytë

Djegiet e shkallës së dytë shpesh shkojnë në pjesën e brendshme të lëkurës dhe shkaktojnë që lëkura të nxihet. Nëse një shenjë fryhet, i jep të djegurës një pamje të lagësht. Në varësi se sa e rëndë është djegia, kjo lloj e djegies mund të kërkojë më shumë kohë për t’u shëruar.

Djegie të shkallës së tretë

Djegia e shkallës së tretë prek të gjitha shtresat e lëkurës. Ato janë tepër të rënda dhe shpesh shkaktojnë dëmtim të nervave, që prek aftësinë e personave për të ndjerë dhimbje nga të djegurat. Lëkura e prekur nga një djegie e gradës së tretë është ose e bardhë ose kafe e errët. Nëse lihet e patrajtuar, këto potencialin të shkaktojnë shenja të rënda. Këto duhet të ndiqen nga një mjek ekspert dhe jo të vetë-mjekohen.

Djegiet që janë ekstremisht të rënda dhe janë përhapur në kocka dhe tendina quhen djegie të shkallës së katërt. Nëse vuani nga djegiet e shkallës së tretë por edhe ato të shkallës së katërt duhet të konsultoheni menjëherë me doktorin. Këto djegie kanë potencialin dhe të shkaktojnë vdekje, në varësi se sa i rëndë është dëmtimi apo përhapje e tij. Nëse vuani nga djegia minimale/ të vogla ndiqni këto trajtime natyrale e të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të rikuperoheni plotësisht nga djegiet.

Vajërat esenciale

a)Vaj livandoje
2-3 pika vaj livandoje të paholluar
pambuk

Çfarë duhet të bëni?

Merrni disa pika vaj të paholluar livandoje dhe përhapeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni?
-Bëjeni tre herë në ditë derisa të shihni rezultate pozitive.
Pse funksionon kjo? Vaji i livandos përdoret gjerësisht për shkak të vetive medicionale në sajë të natyrës antiseptike. Presenca e acetatit linalil dhe beta-caryophyllene i jep vajit të livandos veti lehtësuese të dhimbjes dhe anti-inamatore. Kombinimi i këtyre vetive të vajit të livandos ndihmon në shërimin e të djegurave dhe parandalon shenjat.

b. Vaji i mentes
-2-3 pika vaj menteje
-Pambuk

Çfarë duhet të bëni?

Merrni 2-3 pika vaj menteje në një pambuk dhe aplikojeni te zona e djegur.
Sa shpesh duhet ta bëni? Të paktën 3 herë në ditë.
A funksionon? Vaji i mentes është i pasur në mentol, që i jep të djegurës një ndjesi qetësuese. Për shkak të vetive analgjezike dhe anti-inflamatore që vaji i mentes ka, mund të reduktojë dhimbjen dhe ënjtjen që shoqëron të djegurën.

c) Vaji i pemës së cajit
-2-3 pika vaj të pemës së cajit
-Pak pambuk

Cfarë duhet të bëni? Merrni disa pika të vajit të pemës së cajit në një pambuk dhe aplikojeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni? Të paktën 2 herë në ditë.
Pse funksionon? Vaji i pemës së cajit njihet për vetitë e fuqishme antiseptike, anti-inflamatore dhe analgjezike. Këto veti e bëjnë një nga trajtimet më të mira dhe më të shpejta për dhimbjen e djegieve.

Kujdes: Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përziejeni vajin e pemës së cajit me vaj kokosi ose ulliri përpara aplikimit.

Mustarda e verdhë
Çfarë ju duhet:

-1 lugë gjelle mustardë
-1/2 lugë gjelle uji

Cfarë duhet të bëni?

-Përzieni mustardën e verdhë me ujë për të bërë një pastë.
-Aplikoni pastën në lëkurën e djegur.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë: Të paktën 3 herë në ditë.
Pse funksionon? Farat e mustardës janë një përbërës që mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në zonën e prekur.

3. Aloe Vera

Çfarë ju duhet:

-1 lugë caji xhel aloe vera
Çfarë duhet të bëni? Aplikoni pastën në lëkurën e djegur.
4. Mjalti

Çfarë ju duhen:

-2 lugë caji mjaltë organik

Cfarë duhet të bëni? Merrni pak mjaltë dhe aplikojeni te të djegurat.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë? -Përsëriteni të paktën 3 herë në ditë.
Pse funksionon kjo? Të qënit një antibiotik natyral, mjalti ka një balancë ph natyral që parandalon të djegurat të infektohen.

Marrë nga AnilaKalleshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *