Ky eshte 18 vjecari qe humbi jeten ne vendin e punes

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e djeshme ne Kosove ku mesohet se ka humbur jeten nje 18 vjecar ne vendin e punes.

I riu ishte duke punuar dhe papritur ka rene ne toke duke pesuar atak kardiak.

Edhe pse eshte derguar ne spital mjeket nuk kane arritur te sjellin ne jete pasi ai kishte nderruar jete ne vendin e punes.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarje nga jeta të 18 vjeçarit, Shpresim Bekim Hysenaj.
Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenaj, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Shpresimit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen Hysenaj por edhe për gjithë qytetarët e komunës sonë.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Shpresimin përherë me krenari.
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i njomë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *