Pediatrja e njohur Lira Gjika ka folur në Facebook-un e saj, për fëmijët të cilët flenë në një krevat me prindërit. Ka anë të mira, shkruan zonja Gjika, por mbi të gjitha, ka një problem shumë të madh.
“Te fjeturit e femijes, ne nje krevat me prinderit, ka te mirat e veta, por ka edhe nje problem shume te madh. Sipas specialisteve, te fjeturit e femijes ne nje krevat me prinderit, krijon shume nxehtesi dhe femija, duke patur trurin te parritur dhe te pa pjekur, per pasoje edhe qendrat e frymemarjes jane te pa pjekura. Keshtu, femija nuk arrin te rrealizoje frymemarje te plote sic ndodh kur eshte i zgjuar. Frymemarja behet superficiale dhe ne vend qe te thithi oksigjenin dhe te nxjerre anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe keshtu mund te ndodhe nje humbje e menjehershme. Ky rrezik shtohet edhe me shume nese prinderit, qofte edhe njeri jane duhanpires.
Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri ne moshen 5 vjec. Prinder kini kujdes, ne dhomat ku flene femijet ti mbani temperaturat nen 20 grade. Mos i mbuloni dhe vishni trashe femijet kur i vini ne gjume. Femija me mire te fleje ne nje mjedis te fresket, pasi eshte edhe me i shendetshem. Bakteriet dhe viruset nuk jane shume aktiv kur temperaturat e mjedisit jane nen 20 grade, keshtu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe me shume dhe minimizohet reziku per sindromes se menjëhershme”, shkruan Gjika.