Mposhti tumorin me kurën e Ylli Merja, rrëfimi emocionues i qytetarit nga Elbasani që jeton prej vitesh në Greqi

Dukej e paimagjinueshme që të shënohej një histori suksesi me kura natyrale kundër sëmundjeve që deri më tani janë cilësuar si tepër të rënda e të rrezikshme për shëndetin.

Por kjo është historia e jashtëzakonshme e Ferdinand Ranxhës nga Elbasani, i cili prej 20 vitesh jeton në Greqi. Kalvari i vuajtjeve të tij filloj në 2013 kur u përball me sëmundjen e rëndë, tumor në mushkëri.

Në një rrëfim në emisionin Rreze Dielli Ferdinandi dhe bashkëshortja Roza tregojnë për herë të parë këtë episod të dhimbshëm të jetës së tyre , javët që kaloi në koma dhe si u zhduk tumori përfundimisht vetëm me mjekimet natyrale të doktor Yllit, falë të cilit ai tashmë i është kthyer jetës normale.

“Quhem Ferdiand Ranxha nga Elbasani, prej vitesh jetoj në Greqi prej 20 vitesh. Kalvari i vuajtjeve të mija ka filluar që në verë të 2013 që u shfaqën simptomat e para të sëmundjes.

Fillova me analizat në Greqi, bëra skaner dhe kjo nxorri që kisha një tumor pastaj u bë ndërhyrja e para në dhejtor të 2013, kam bërë kimio një muaj rresht. Pas dy vjetësh kam bërë ndëryrjen e dytë në 2017.

Por u rëndua prap gjendja, vajtja dy herë në spital aty ku jetoja pastaj vajtëm në Athinë. Në 1 prill u futa në reanimacion, më vunë oksigjen, rash në koma” u shpreh z. Ferdinand gjatë rrëfimit të kalvarit të vuajtjeve me sëmundjen e rëndë.

Sëmundja shpërtheu vrullshëm dhe pas dy operacioneve ai vazhdonte të ishte në gjendje kritike, duke humbur kështu çdo shpresë për një shërim të mundshëm.

“Pastaj na cuan në reanimacion dhe doktori më tha do presësh deri sa të mbarojë operacioni dhe të kthejmë përgjigje, u futëm në orën 9 të darkës deri në orën 2 prisja vetëm. Më pas del doktori dhe tha që çdo ditë do vish në orën 11:00, gjysëm ore për takim. Gjendja është shumë e rëndë, sa kalamaj ke, i them dy.

Thuaji fëmijëve që babi juaj nuk vjen në shtëpi. Pastaj gjendja u përkeqësua sërish dhe doktorët më thanë që të plotësoja një formularë, që ti hapnin një brimë në fyt sepse pa të nuk bëhet. Firmosa letrat, gjendja vazhdonte të përkeqësohej” u shpreh e shoqja z. Roza Ranxha e cila i qëndroi pranë në çdo moment.

Por rastësisht familjarëve iu rekomandua që të këshilloheshin me mjekun popullor Ylli Merja.

“Më merr motra Fredit dhe më thotë që kemi dëgjuar një doktorë në Tiranë që shëron sëmundjet e këqija. Dhe merret vesh ajo me të dhe me thotë që është një ilaç, do gjejmë një njeri që ta sjellim. Unë e mbaja ilaçin në çantë , u futa brenda pa u ndjerë, mbushja dorën me ilacin, i hiqja çarçafin dhe e lyeja, aty 3-4 ditë filloi të reagonte trupi më ndryshe.

Avash avash filloi të zgjohej ndërsa doktoresha më thotë me çfarë e lyen se ka një aromë shumë të fortë si bërxollë me rigon. Dhe i them ky është një vaj nga kisha që kam marr unë dhe krem që mos i hapet lëkura.

Por edhe vet Ferdinandi kishte besim tek kura natyrale e doktor Ylli Merjes:

“Me cfarë më lyen më tha se më duket sikur më bën më keq, i them kam gjetur një doktorë që do të shërojë dhe kishte besim shumë dhe tek unë dhe tek doktori dhe që ja arritëm qëllimit” rrëfen bashëshortja Roza.

Nga ajo sëmundje që mund t’i merrte jetën tashmë ka mbetur vetëm një kujtim.

“Doktori një pasdite kap skanerin dhe i kishte vënë në tavolinë, të parën dhe të dytën dhe tha si ka mundësi dhe unë rrija në cep të dhomës dhe po e shikoja dhe tha që do vazhdojmë të bëjmë dhe të tretën që të jem I sigurtë prapë dhe mbas një dite apo dy skaneri doli po prap mirë I dha dorën dhe I tha urime ja dole” rrëfen bashkëshortja Roza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *