Ndahet nga jeta ne moshen 56 vjecare infermierja PERIHAN ZAIMI

NDAHET NGA JETA INFERMIERJA E MIRËNJOHUR PRIZRENASE, PERIHAN ZAIMI

Ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, motra kryesore e Qendrës së Mjekësisë Familjare – 1 në Prizren, Perihan Zaimi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj përmes njoftimeve mortore në facebook.

E ndjera, për vite të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin primar shëndetësor në Prizren si infermiere dhe përgjegjëse në QMF 1 ( motër kryesore për shumë vite). Për punën e saj, ajo gjithmonë do të kujtohet si një profesioniste e vërtetë, humaniste dhe personalitet i respektuar nga të gjithë.

Varrimi i saj do të bëhet sot me namazin e drekës në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *