Ndahet nga jeta papritur infermierja shtatzen

Një grua ka vdekur sot në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

E njëjta ishte aksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve humbi jetën.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla për Klankosova.tv

Syla bëri të ditur se e viktima ka qenë edhe shtatzënë.

Klankosova.tv mëson se e ndjera kishte qenë infermiere në Malishevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *