Në muajin e 4 të shtatzënisë, vjehrra kërcënon nusen nga Durresi: Do të të çaj barkun e të ta nxjerr fëmijën

Një grua nga Durrësi është ndarë 4 vjet më parë nga bashkëjetuesi.

Mosmarrëveshjet dhe dembelizmi i tij çuan në ndarje të çiftit. Gruaja rrëfen në emisionin “Historia ime” në Tv Klan sa ai nuk punonte e nuk i përgjigjej familjes, gjithashtu ajo thotë se edhe raporti me vjehrrën ka ndikuar ne ndarjen e saj.

Gruaja nuk ka qene e celebruar, madje edhe fëmija që ka sjellë në jetë është pa atësi. Ajo vjen sot të rrëfejë historinë e saj si dhe të kërkojë një përballje me ish-bashkëjetuesin.

Gruaja: Për familjen e tij nuk kam se çfarë të them, thjesht vjehrra që nderhynte. Kam qenë 4 muajshe shtatzënë kur më tha se ta çaj barkun, ta nxjerr fëmijën nga barku sepse ti nuk e lë dot djalin tim. Kisha probleme të tjera, probleme me shëndetin gjatë shtatzënisë.

Mirela Milori: Pse ishte acaruar raporti me vjehrrën?

Gruaja: Unë shkova nuse atje për të jetuar dhe jo për të luftuar as me njerëzit e tij, se unë doja djalin e tyre dhe ata do respektoheshin nga unë e do duheshin nga unë sepse unë lashë një familje dhe shkova gjeta një familje tjetër. Por gjërat nuk shkuan siç duhet, pas zënkave me vjehrrën, burri ishte ai që ta tërhiqte familjen të ecte para.

Gruaja tregon se kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë është larguar nga burri dhe ka shkuar në familjen e vetë. Ai nuk punonte, vëllezërit i çonin Lekë nga Greqia dhe i thoshin që ta mbajë gruan, por ai të gjitha i harxhonte në lloto.

Gjithashtu ajo tregon se burri dhe nëna e tij ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe fjala e vjehrrit nuk dëgjohej aspak në shtëpi, sepse të dëgjohej fjala e tij, ajo do ishte akoma nuse në atë shtëpi. Ai i thërriste bija e babës dhe ka shumë respekt për të.

Mirela Milori: Pse vjehrra nuk donte mbarëvajtjen tënde me djalin?

Gruaja: Sepse nuk e kishte djalin të duhurin për mua. Isha më e zonja në punë, çaja dru kur isha shtatzënë, më binte të fiktë dhe askush nuk vinte të me jepte dorën, as ai, as vjehrra.

Prej 4 vitesh ish-bashkëshorti i saj nuk është interesuar për të birin dhe nuk e ka takuar asnjëherë. Para një viti gruaja e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të takojë djalin, ai është shprehur se nuk e lë e ëma dhe i ati për ta takuar të birin. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *