Një truk i thjeshtë që qumështi të mos ngjitë

Mund t’u ketë ndodhur me dhjetëra herë që të harroni qumështin në zjarr. Nëse keni pasur fat dhe temperatura ka qenë e ulët, ai mund të mos jetë derdhur, në të kundërt mund të ketë mbuluar të gjithë sobën tuaj.
E gjitha kjo përkthehet në shije ndryshe të qumështit dhe bezdisje në pastrimin e sobës tuaj.

Është mjaft e bezdisshme pjesa kur qumështi zien dhe krijon një kore ngjyrë kafe në fundin e tenxheres nëse ai vlon për një kohë të gjatë.Përveçse qumështi digjet dhe nuk ka më shijen normale të tij, të gjithë pajtohemi se kjo është një pjesë shumë e vështirë për t’u pastruar.

Por, për të parandaluar djegien e qumështit dhe për të mos lejuar derdhjen e tij gjatë zierjes po ndajmë me ju një truk të efektshëm dhe shumë të thjeshtë.

Fillimisht shpërlajeni me ujë të pastër tenxheren ku do të zieni qumështin.

Në fund të tenxheres lini rreth një lugë ujë të ftohtë.

Uji do të shërbejë si instrument duke krijuar një lloj shtrese mbrojtëse mes qumështit dhe tenxheres që ai të mos digjet.

Kështu, nuk do të shqetësoheni më nga korja që krijon qumështi teksa zien dhe bezdisja që shkaktohet nga larja e tenxheres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *