Nutricioniste Viktoria Naço tregon frutin qe na shpëton nga sëmundjet e zemrës

Viktoria Naço, dietologe – nutricioniste

Fruti më i përdorur në Shqipëri është molla. Ajo ka dhe një larmi në ngjyra, shije, por edhe vlera. Mollët përmbajnë një kombinim vlerash ushqyese të cilat na ofrojnë shumë të mira për shëndetin. Një mollë e mesme (160 gr.) siguron për trupin tonë një sasi të konsiderueshme në fibra, vitaminë C, kalium dhe flavonoide, dhe të gjitha këto vetëm në 80 kalori.

MollaSiç përmendëm edhe më sipër, molla përmban shumë fibra, por një përqindje shumë e lartë e tyre përbëhet nga fibra të patretshme, të cilat ndihmojnë në tretjen dhe funksionimin më të mirë të zorrës sonë të hollë edhe të trashë, duke reduktuar kohën e përthithjeve edhe më pas largimit nga trupi (defekimi), duke kontribuar dukshëm në reduktimin e kapsllëkut dhe duke parandaluar sëmundjet tumorale të zorrës së trashë.

Gjithashtu, fibrat e patretshme të mollës ndihmojnë në uljen e nivelet të kolesterolit “të keq” LDL në gjak, kryesisht për shkak të largimit të kripërave biliare. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar kohët e fundit se konsumi ditor i 2-3 mollëve ul nivelin e kolesterolit deri në 10%.

Por, ka edhe disa studime të cilat argumentojnë se edhe një gjysmë mollë në ditë mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Të mirat në sistemin kardiointestinal të konsumit të mollës nuk janë vetëm për shkak të efektit hipokolesterolemik. Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm. Antioksidantët pengojnë radikalet e lira të oksigjenit të shkatërrojnë qelizat njerëzore duke penguar aksionin kimik në trupin e njeriut duke i çaktivizuar dhe duke siguruar vetitë mbrojtëse në funksionin kardiovaskular.

Flavonoidet që i përmban në një përqindje shumë të lartë, janë një substancë me aftësi të forta antioksidante. Por flavonoidet kanë veti anti-inflamatore, pengojnë grumbullimin e trombociteve apo kontribuojnë në uljen e tensionit arterial në gjak. Të gjitha këto veti i karakterizojnë flavonoidet një nga substancat më të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e problemeve kardiovaskulare.

Disa studime kanë treguar se duke konsumuar një mollë, ulet përqindja e atakut në zemër.

Kombinimi i veprimit të pektinës (fibër e patretshme) dhe antioksidantët që përmban molla, janë konsideruar si një nga kombinimet më të mira për diabetikët pasi përqindja e rritjes të glicemisë është shumë e ngadaltë edhe jo menjëherë siç mund të jetë nga një frut tjetër që ka përqindje më të ulët në pektine.

Pra, ky kombinim ka efekte pozitive në metabolizmin e glukozës dhe ndihmonë në ruajtjen e dëshiruar të nivelit të sheqerit në gjak. Për shkak të indeksit të ulët glikemik të mollës, konsumi nuk shkakton një rritje të mprehtë në nivelet e glukozës në gjak, e cila është shumë e rëndësishme për ruajtjen e euglicemisë së dëshiruar, veçanërisht në njerëzit me sheqer të lartë të gjakut.

Disa këshilla të dobishme

Rekomandohet që të konsumohen me lëvozhgën, sepse në lëvoren e jashtme ndodhet përqindja e fibrave, flavonoideve dhe quercetinit. Për fat të keq, mollët konvencionale të kultivuara, zakonisht përmbajnë mbetje të pesticideve, kështu që është më mirë që kur të zgjedhim mollë, të preferojmë ato që janë rritur në forma natyrale.

Zgjidhni mollë të kuqe, pasi janë të pasura me antioksidantë pak më të fuqishëm.

Ndërsa mollët jeshile kanë një përqindje më të ulët të glukozës edhe një përqindje më të lartë të pektinës.

Provoni të konsumoni mollët në sallata të ndryshme, p.sh. lakër e kuq-bardhë dhe karrota, ose sallatë jeshile, rukola, domate, spec të verdhë-gjelbër dhe arra të grimcuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *