40 vjecarja kishte dhimbje barku dhe mendonte se kishte apandesit, por me pas ajo lind nje femije

Pas dhimbjeve ne bark gruaja shkon ne spital pasi mendonte se kishte problem me apandesitin. Por ajo suprizohet se cfare i ndodh me pas ne spital.

40 vjecarja kishte shfaqur disa probleme qe nuk i kishte hasur me pare por ajo nuk e dinte qe do te lindte nje femije. Ajo kishte 10 vite qe kerkonte te kishte nje femije por ishte e pamundur edhe pse kishte bere disa cikle fekondimi por ishin pa rezultat.

Me mbërritjen e saj në spital, stafi mjekësor kreu një test rutinë shtatzënie që rezultoi pozitiv. Mjekët u trembën për një shtatzëni jashtë mitre që mund të përbëjë rrezik për jetën. Në urgjencën e një spitali tjetër, mjekët zbuluan se Austin ishte gati për të lindur.

Lindja e vajzës u krye përmes ndërhyrjes cezariane për shkak të pozicionit të vështirë. Ajo erdhi në jetë 8 javë më herët dhe u dërgua në terapinë intensive për të porsalindurit.

Femija e vogel është me sindromën Down dhe gjatë qëndrimit në spital u sëmur me infeksion, pneumoni dhe stafilokok. Pas 130 ditësh, vogëlushja u kthye në shtëpi pranë prindërve dhe motrës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *