Pogradeci qyteti shembullor. Ja sa lirë kushtojnë shezlonget

Sezoni turistik i ka gjetur shqiptarët të pozicionuar në dy kahe, ka nga ata që janë të kënaqur me çmimet, por të shumtë janë pushuesit që ankohen për turizmin veçanërisht në jug. Nisur nga kjo situatë, sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka treguar se çfarë ndodh në Pogradec në këto temperatura të nxehta vere.

Ai zbulon se një çadër në qytetin liqenor kushton vetëm 6 mijë lekë, ndërsa thekson se institucionet vendore janë në punë intensive duke survejuar bizneset për të mos lejuar abuzimin e tyre. Luca u bën thirrje kryetarëve të tjerë të bashkive teksa thotë:

“Ky qeka komunist mer burrë, pu, pu, pu. Shife mer vlla, shife çar bohet, mer shife. Plazh publik, bar. Vetëm lule, njerëz të gëzuar, njerëz që të respektojnë, njerëz të mrekullueshëm. Dhe e di ku është më e bukura këtu mer? Më e bukura është se ky zotnia këtu, ky kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ky i boka mbledhje këtyre iher në dy javë. I boka mbledhje si në kohë të komunizmit. I thoka se nuk ka çadra më shtrenjtë se 6 mijë lekë. I thoka, i kontrolloka menutë Po ça e doni këtë kryetar bashkie mer. Po hiqeni. Ky qenka komunist mor. Ky u kontrolloka dhe menutë, mos çoni çmimet ere.

Po ky iu kontrollon edhe krevatet. Mos çoni krevatet, mos çoni hotelerinë. Prandaj jeni plot ju? Ej, o kryetar bashkish, ju vipat e qyteteve të mëdhaja që nuk dini se ça bëhet me qytetin tuaj. Hajde merrni shembull në Pogradec. Në këtë vend plot me lule. I vetmi që ka ditur me përkthy poezitë e Lasgushit. E ka mbush me lule, e ka mbush me ajër çmimet e lira, kontrollon çdo gjë. Mos rrini tu nejt si vipa dhe s’kontrolloni asgjë në qytetet e juaja.

Përshëndetje, ja dhe ky miku im, shikoje. Shikoje kush kontrollon qytetin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *