Receta e një supe që largon dhjamin. Ju do të humbni peshë shpejt dhe shëndetshëm!

Shpesh dietat që na thonë për humbje të shpejta kilesh na dëmtojnë organizmin tonë. Prandaj ne sot, vijmë me një supë e cila do tju ndihmojë të eliminoni kilet e tepërta, në mënyrën e duhur. Kjo supë e famshme përmban vetëm përbërës natyralë dhe tashmë ka ndihmuar mijëra njerëz të humbasin peshë. Mund të hahet sa herë që ndiheni i uritur dhe kjo do t’ju ndihmojë të humbni peshë natyrshëm dhe pa ndonjë problem shëndetësor.

Supa eliminon toksinat nga trupi juaj dhe djeg yndyrën e tepërt. Rutina duhet të ndiqet për një javë. Më pas, duhet të vazhdoni me dietën tuaj normale.

Çfarë ju nevojitet:

1 gjysmë lakër
2 speca jeshile
3 degë selino
6 domate
6 qepë të mëdha
1 spec të vogël djegës

Përgatitja:

Në një tenxhere me zjarr mesatar skuqni qepët me domatet e grira imët. Sapo të jenë zbutur shtoni specat e prerë, selinonë, specin djegës dhe vazhdoni ti trazoni. Në fund shtojini lakrën e prerë imët dhe 4 gota ujë. Lëreni të ziejë derisa supa të jetë plotësisht gati.
Hajeni këtë supë sa herë që të keni uri për 7 ditë, pastaj vazhdoni me dietën tuaj të zakonshme. Rezultatet do të duken brenda një kohe të shkurtër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *