Sherebela dhe dobite e saj ne kurimin e shume semundjeve

Mjeket popullore e lavderojne sherebelen duke e konsideruar si nje nga bimet me sheruese ne bote duke e kategorizuar si nje nder ilaçet me te mira.

Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, qe do te thote te shpetosh apo te sherosh) qe nga lashtesia perdoret per sherimin e gati çdo semundjeje.

Shkenca moderne ka deshmuar qe sherebela ka veprim antibakterial dhe antikerpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kunder dhimbjeve dhe temperaturave te larta, mund te reduktoje nivelin e glukozes ne gjak, gje qe e ben te dobishme tek diabeti.

Ne kohet e fundi eshte deshmuar qe sherebela permireson kujtesen dhe ndikon kunder semundjes se Alzheimerit.

Praktika ka treguar qe ne menyre te shkelqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mire tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Ne menyre pozitive ndikon ne qarkullim, kunder gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Per shkak te veprimit te vet antiseptik, perdoret ne sherimin e aftit, eres se pakendshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbezimit te mishit te dhembeve. Nese keni probleme te tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kunder te vjellave dhe diarrese se shpeshtuar, ndersa me mire se çdo bime tjeter ndihmon punen e zorreve dhe stomakut.

Ne menyre te favorshme ndikon ne problemet femerore. Permireson tonusin e mitres, ka efekt antikerpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzes.

Sherbela ndihmon edhe ne punen e veshkave dhe parandalon formimin e edemave ne to.
Ja pse Sherebela e meriton emrin qe i kane vene mjeket popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *