Si të kaloni gripin në kushte shtëpie. 6 keshilla qe do te na falenderoni

Sezoni i gripit ka filluar dhe është e rëndësishme që të kujdeseni mirë për veten kur të keni grip.

Është më mirë të qëndroni në shtëpi, të pushoni si dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që mundeni, ndërkohë që askujt nuk i pëlqen të jetë i sëmurë dhe të mbyllur në shtëpi, ekzistojnë strategji të mira të vetë-kujdesit të gripit që mund t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Ne ju sjellim një listë të aktiviteteve të vetë-kujdesit në kushte shtëpie kur keni virus:

Flini më shumë

Pushoni dhe flini sa më shumë që mundeni kur keni grip është thelbësor për një shërim të shpejtë. Çfarëdo që të bëni, mos luftoni lodhjen dhe sigurohuni që të flini sa më shumë që të jetë e mundur.

Pini çaj të nxehtë

Çaji i nxehtë është përdorur që nga kohra të lashta për të ndihmuar për të trajtuar ftohjet dhe gripet. Lëngjet e nxehta mendohet se ndihmojnë të lirojnë dhe të pastrojnë trupin, si dhe qetësojnë dhimbjet e fytit.

Bëni dush me avull

Dushi i nxehtë dhe me avull mund të ndihmojnë në lehtësimin e ndonjë dridhjeje që mund të keni, ndërsa avulli i nxehtë mund të ndihmojë shpërbërjen dhe lirimin e bllokimit të sinusit dhe frymëmarrjes së sipërme.

Përdorni mjaltë dhe limon

Mjalti është qetësues për dhimbjet e fytit dhe gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale, ndërsa limoni përmbanë vitaminë C. Një gotë e nxehtë e ujit të nxehtë me limon dhe mjaltë është një pije adekuate për të larguar gripin.

Shikoni diçka qesharake

Një studim i vitit 2009 zbuloi se humori mund të ndikojë në sistemin imunitar dhe në aspekte të ndryshme që e bëjnë atë të funksionojë.

Hidratohuni

Është e rëndësishme të qëndroni mirë të hidratuar kur jeni i sëmurë pasi që mund të humbni më shumë lëngje nëpërmjet djersitjes. Gjithashtu, mos marrja e lëngjeve të mjaftueshme mund të zvogëlojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar infeksionin, prandaj sigurohuni që të pini ujë të freskët të mjaftueshëm gjatë ditës kur nuk ndiheni mirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *