Si t’i eliminoni milingonat dhe buburrecat nga shtëpia?

Sa herë që përballeni me insekte si buburrecat, milingonat dhe pleshtat mendoni se zhdukja e tyre është një detyrë e vështirë dhe e rëndë. Megjithatë, me strategjinë e duhur dhe kurat natyrale, ju mund t’i dëboni përgjithmonë këta mysafirë të paftuar nga shtëpia juaj.

Ja receta:
250 ml detergjent të lëngshëm, 500 ml uthull ose alkool, dy lugë karafil dhe 50 ml ujë

Në një tenxhere zieni gjysmë litri ujë.
Shtoni karafilët dhe lërini të ziejnë akoma për dhjetë minuta pasi uji të filloj të vlojë .

Në një enë të veçantë përzieni detergjentin e lëngshëm me alkoolin ose uthullen.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kombinoni infuzionin e karafilit bashkë me përzierjen me detergjentit pasi të jetë ftohur mirë. Për të shmangur shkumën e tepërt, përzieni butësisht përzierjen.
Vendoseni tretësirën e përfunduar në një shishe me spërkatëse dhe e keni gati.

Përdorimet:
Spërkateni përzierjen në vende përreth shtëpisë tuaj që shihni më shpesh buburrecat dhe vendet e mundshme të
hyrjes së insekteve.

Këshilla shtesë:
Mbani hapësirat tuaja të ngrënies dhe kuzhinës absolutisht të pastra për të parandaluar që mbetjet e ushqimit të tërheqin insektet.
Pastrimi i shpeshtë i shtëpisë tuaj mund të ndihmojë në eliminimin e çdo veze dhe larve të insekteve, duke parandaluar kështu pushtimet e mëtejshme.

Ky trajtim natyral ofron një alternativë të gjelbër për pesticidet artificiale pasi janë përbërës që i keni në shtëpi. shiko.news

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *