“18 orë rrugë për azil me 3 fëmijët e mi, mami më shpëtoi kur tentova të..”, Arjola Demiri shokon shqiptarët me deklaraten

    0
    172

    Arjola Demiri ka kaluar një jetë të vështirë prej ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, i cili dihet tashmë që e ka tradhtuar. Aktorja këtë histori emocionuese e ka rrëfyer sonte në Big Brother VIP.

    “Në vitin 2005 ndryshova totalisht, sepse ishte viti kur u martova. Endrrat për t’u bërë aktore ndryshuan, sepse u lidha me fëmijët e mi dhe burrin. Nga shoqëria e përbashkët pastaj mora vesh se burri kishte krijuar një lidhje. Eshtë një ndjenjë që ta thyen krenarinë dhe depresioni, ngaqë nuk ndihesha rehat, më dobësoi si person”.

    “Pas 6 vitesh që e fala, vendosa të largohesha nga shtëpia. Kam udhëtuar 18 orë për të marrë azil në Suedi. Kisha 3 fëmijë të vegjël, me pamundësi, me një shtëpi që më dha shteti suedez, qaja me orë të tëra në banjo, se nuk doja të më shihnin fëmijët. I kërkoja llogari Zotit, duke e pyetur pse e meritoja atë fat”.

    “Më pas vendosa të rikthehesha në familjen time në Tropojë. I përulem mamit dhe babit, që më hapën derën, pa u merakosur se si do të flisnin të tjerët. Mami merrte borxh për të më mbajtur mua. Një herë u ngjita në ballkon në katin e tretë. Doja të v risja veten. Mami më erdhi pas dhe më tha se sa ka vuajtur për të na rritur. Më tha të mendoja e ku do i lija 3 fëmijët e mi. Për hir të fëmijëve, vendosa të ngrihesha në këmbë”.

    “Mami nuk ka qenë dakord për divorcin. Donte që të mos hiqja dorë nga martesa ime. Në Tropojë është e vështirë që vajza e divorcuar të rikthehet në shtëpi. Ajo e bëri. Jeta ime u dedikohet fëmijëve të mi”.

    “Unë ndoshta nuk do të martohem kurrë. Më ka marrë malli shumë për mamin tim. Ajo e ka vuajtur ndarjen time më shumë sesa unë. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here