Një 16 vjeçar nga Fieri i ka dhënë fund jetës pas një debati me prindërit
Ngjarja e rend ndodhi në fshatin Verri të Fierit, rreth orës 16.30 të ditës së djeshme.
Gjergji Tashi u gjet i varur nga familjarët në kasolle, duke bërë që policia të thellohet në hetime për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.
Fqinjët e familjes Tashi, deklarojnë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi i ati kishte dalë në kemp, për shkak të problemeve shëndetësore.
Nga ana e tij i riu donte të linte shkollën dhe të ikte në emigrim, por ky vendim i tij ishte kundërshtuar nga familja.
Dyshohet se në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike, adoleshenti ka marrë litarin e bagëtive dhe ka varur veten në kasolle